Telegrafi

Rhapsody blen Napsterin

Pas transaksionit, që do të përfundoj deri në fund të muajit tetor të këtij viti, abonentët ekzistues të Napsterit do të kombinohen me ata të Rhapsodyt që do të sjell edhe avancimin e shërbimit dhe vlerave për shfrytëzuesit. Përveç patentave të Napsterit, Rhapsody me këtë blerje po e bën zgjerimin e afarizmit brenda strategjisë së paralajmëruar më herët, për të mbetur sa më konkurrent në tregun gjithnjë e më sfidues të distribucionit digjital të muzikës. Detajet financiare të transaksionit nuk janë publikuar. /Telegrafi/