Telegrafi

Rezultatet që do të bënin që Messi dhe Argjentina të eliminoheshin nga Kampionati Botëror

Është e drejtë të thuhet se ka qenë një Kampionat Botëror i përzier për Lionel Messin dhe Argjentinën.

Pas një humbjeje shokuese 2-1 ndaj Arabisë Saudite në rrethin e parë, argjentinasit u rikthyen me një fitore solide 2-0 kundër Meksikës javën e kaluar.

Këto rezultate e kanë lënë Argjentinën në vendin e dytë në Grupin C, me fatin e tyre ende në ekuilibër, teksa po i drejtohen ndeshjes së sotme kundër kryesueses së grupit, Polonisë.

Një fitore për Argjentinën në Doha do t’i shihte ata të kapërcenin kundërshtarët e tyre dhe të siguronin biletën e tyre për në raundin e 1/8-ës së finales.

Megjithatë, kjo fitore mund të mos mjaftojë për t’i siguruar vendin e parë në Grupin C. Kjo për shkak se Arabia Saudite ka ende një shans për t’u kurorëzuar si fituese e grupit.

Fitorja për skuadrën e Herve Renard do t’i çonte ata gjithashtu në gjashtë pikë, që do të thotë se diferenca e golave ​​do të përcaktonte se kush do të kalojë si kryesues në Grupin C.

Çdo gjë më pak se një fitore për Argjentinën do t’i bëjë gjërat tepër keq. Një barazim mes argjentinaseve dhe polakëve do të thotë që të gjithë sytë janë te Arabia Saudite kundër Meksikës – një fitore e arabëve do ta përjashtonte Argjentinën ndërsa një barazim do ta kalonte këtë të fundit.

Një fitore e Meksikës do të thotë se do të ishte sërish çështje e aspektit të diferencës së golave.

Siç mund ta keni marrë me mend deri tani, një humbje kundër polakëve të udhëhequr nga Robert Lewandowski do të bëjë që Argjentina të eliminohet në fazën e grupeve për herë të parë që nga turneu i vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni – dhe ndoshta mund t’i japë fund mundësive të Lionel Messit për të fituar trofeun e vetëm që i mungon në karrierën e tij të pasur. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore