Pas numërimit të 38 njësive zgjedhore në Komunën e Preshevës, janë publikuar edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, ku kanë votuar 17,322 votues apo 46% e votuesve.
Partia Demokratike Shqiptare ka marrë 5521 vota, Alternativa për Ndryshim ka marrë 4575 vota, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4088 vota, Bashkimi Demokratik i Luginës 768 vota, Rilindja Demokratike 750 vota, Unioni Demokratik Shqiptar ka marrë 647 vota, Lista Serbe ka marrë 524 vota ndërsa pensionistët e Serbisë 449 vota, raporton portali “Presheva”.
Llogaritur në vende në asamblenë komunale:
PDSH 14 këshilltarë
APN 11 këshilltarë
PVD 10 këshilltarë
BDL 2 këshilltarë dhe
UDSH 1 këshilltar