Ju që keni nevojë, dhe që kërkoni t’i zgjidhni disa punë më shpejt, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo gjë është e pamundur
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Disa dukuri, shprehi, janë trashëguar dhe nuk mund të zgjidhen menjëherë. Rezultatet nuk duken në një kohë të gjatë.
Kemi vese, shprehi, jemi të ngarkuar, kemi mungesa të ndryshme, jemi të dëshpëruar, sillemi në një vend, jemi pajtuar me një status, me një të keqe, jemi parapërgatitur në mossukses (si e përgatit veten ashtu edhe je).
Mos e kërkoni fajtorin diku tjetër por te vetja. Kërkoni që të mendoni për shëndetin tuaj, vazhdoni hap pas hapi, thuaj vetes unë ‘jam më i miri’, sepse sa e vlerëson veten, aq edhe vlen.
Vendosi vetes qëllimin, drejto energjinë, dijen, mundin, mendo shpejt.
Lehtë nuk mund të zgjidhësh asgjë, duhet shumë mund, duhet kohë e sakrificë, por ia vlen sepse në fund do të shpërbleheni.
Po e përsëris, vazhdoni hap pas hapi. Qëllimi duhet të jetë i qartë. Mos e kurse kohën, mundin, dijen, vetëm e vetëm që t’ia arrish qëllimit.
Kur t’ia arrish qëllimit, suksesi nuk do t’ju mungojë, lodhja zhduket, dhe vazhdon arsyeja për suksese të reja. Vazhdoni të përqendroheni në një pikë dhe le të jetë prioritet për momentin.
Nuk guxoni të shtriheni në shumë drejtime, në shumë fronte në të njëjtën kohë, se nuk arrini t’i kontrolloni dhe nuk do të keni sukses. Mos lejoni ta anashkaloni asnjë punë, çdo punë duhet të merret me seriozitet.
Jepni rëndësi arsyes dhe do të arrini në sukses. Përqendrohuni në hapin që keni marrë, përqefidrohuni në gjendjen se ku gjendeni, përqendrohuni në kushtet që i keni.
Nëse arrini t’i kuptoni të gjitha këto, ju jeni i gatshëm të keni sukses, të vazhdoni në ringjalljen tuaj financiare. /Telegrafi/