Site icon Telegrafi

Rezultatet nga turneu Roobet Cup CS:GO – eliminohen Entropiq dhe Movistar Riders eliminohen

(Foto: HLTV)

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u mësuar ekipet të cilat do të jenë pjesë e “Play-Off’-it në turneun, Roobet Cup, ku tashmë dy ekipet e para që janë eliminuar nga turneu janë ekipi Entropiq dhe Movistar Riders.

Ekipi Movistar Riders, për shkak të problemeve me orarin pasi ishin në garë në një turne tjetër, kanë dorëzuar ndeshjen ndaj ekipit Complexity, dhe kështu janë eliminuar nga turneu.

Ndërsa ekipi Entropiq, u mposht sot nga ekipi OG, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ku shkëlqeu snajperisti i ekipit OG, ‘mantuu’.

https://www.youtube.com/watch?v=FeSXsYF1Bss

Gjithashtu edhe ndeshje të tjera interesante u zhvilluan dje (e premte), BIG ka befasuar ekipin FaZe duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Më poshtë i gjeni rezultatet nga ndeshjet e fundit në turneun RoobetCup, i cili shpërndan çmime në vlerë rreth 250.000 dollarë.

Entropiq 0 – 2 OG
Complexity  1 – 0 Movistar Riders (ndeshja nuk është zhvilluar)
ENCE 2–1 MOUZ
forZe 2–0 9z
BIG 2–1 FaZe
Cloud9 2–0 Astralis

/Telegrafi/

Exit mobile version