Ka përfunduar me sukses edhe dita e tretë e turneut kualifikues të CS:GO në Malta, dhe tashmë tri ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në Majorin e CS:GO që do të mbahet në Brazil.
Dita e sotme ka filluar me ndeshjen ndërmjet ekipit shqiptar Bad News Eagles dhe Astralis, të cilën me dominim të plotë arriti që ta fitoi ekipi shqiptar me rezultat 16-3.
FaZe mposhti ekipin Sprout në ndeshje me formatin ‘Bo3’ me rezultat 2-1 me mapa, për të siguruar pjesëmarrjen në Majorin e CS:GO në Brazil.
.@natusvincere secure a spot at the Rio Major as they defeat Outsiders and finish their RMR run with a 3-0 record!
16:13 on Mirage
16:4 on Inferno#IEM pic.twitter.com/wv8Nb2dBQ7— HLTV.org (@HLTVorg) October 6, 2022
NiP gjithashtu arriti që të fitoi derbin ndaj ekipit Cloud9 me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për t’u kualifikuar në IEM Rio Major.
Ekipi tjetër i cili ka siguruar pjesëmarrjen në Major është ekipi Na’Vi i cili mposhti ekipin Outsiders me lehtësi 2-0 me mapa.
Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet nga dita e tretë e turneut kualifikues IEM Road to Rio Europe:
IEM Road to Rio Europe A
forZe 2 – 0 ECSTATIC
Cloud9 1 – 2 NiP
Eternal Fire 2 – 1 Aurora
FaZe 2 – 1 Sprout
1WIN 16 – 13 G2
Spirit 22 – 20 GamerLegion
B8 16 – 9 fnatic
Bad News Eagles 16 – 3 Astralis
IEM Road to Rio Europe B
Na’Vi 2 – 0 Outsiders
K23 10 – 16 MOUZ
Falcons 12 – 16 OG
Monte 7 – 16 Vitality
Heroic 16 – 6 Sangal
/Telegrafi/