Telegrafi

Rezultatet nga dita e parë e turneut të CS:GO Roobet Cup

Ndeshje shumë të forta u zhvilluan në ditën e parë të turneut Roobet Cup, i cili po mbahet online, ku në të gjitha ndeshjet fituan ekipet favorite.

Ekipi FaZe përkundër formës së tyre të dobët, fituan ndeshjen e parë kundër ekipit OG, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Gjithashtu ekipi Cloud9 arriti të triumfoj në ndeshjen kundër ekipit Complexity, edhe pse në mapin e parë me shumë vështirësi, ndeshja përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për ekipin Cloud9.

Ndeshja me rezultat më të ngushtë ishte ajo ndërmjet ekipit BIG dhe Entropiq, ku pas tre mapash, fitues doli ekipi BIG me rezultat 2-1.

Ndërsa ndeshja ndërmjet Astralis dhe Movistar Riders është shtyrë për ditën e nesërme për shkak të problemeve me server. /Telegrafi/