Telegrafi

Rezultatet nga dita e dytë e turneut të CS:GO ESL Pro League – G2 rikthehet me fitore

(Foto: HLTV)

ESL Pro League ka vazhduar me ndeshjet e ‘Lower Bracket’ ku fitore ka shënuar edhe ekipi numër një në botë G2.

Pas humbjes së thellë ndaj ekipit Cloud9, numri një në botë G2 janë rikthyer me fitore 2-0 ndaj ekipit brazilian MIBR.

Në anën tjetër fnatic ka mposhtur ekipin turk Eternal Fire me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Tani G2 dhe fnatic do të ndeshen mes vete ditën e shtunë në ‘Lower final’ të grupit A, ku fituesi do të përballet me humbësin nga ndeshja Cloud9 – Outsiders.

Eternal Fire dhe MIBR do të përballen mes vete për vendin e gjashtë në ESL Pro League.

Në këtë turne marrin pjesë gjithsej 32 ekipe dhe ndahen rreth 850.000 dollarë si shpërblime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rcl92Yakm4A