Ka përfunduar me sukses dhe ndeshje interesante edhe dita e dytë e turneut kualifikues për Majorin e CS:GO në Malta, ku ekipet po garojnë për t’u kualifikuar në Majorin e CS:GO që do të mbahet në Brazil.
Befasia e ditës ishte fitorja e ekipit BIG ndaj Vitality, të cilët i mposhtën me rezultat 16-10 në mapin ‘Dust2’.
Cloud9 arriti që të fitoi derbin ndaj ekipit G2 me rezultat 16-12, ndërsa Outsiders mposhtën Heroic me rezultat të njëjtë 16-12.
https://www.youtube.com/watch?v=b2Pmgc7Q0U0
Ekipi numër një në botë FaZe, vështirësi për të fituar pati edhe në ndeshjen e dytë, ku u përballën me ekipin fnatic, të cilët në fund i mposhtën me rezultat 19-17 në vazhdime.
Ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles u mposht nga ekipi suedez NiP me rezultat 16-7.
Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet nga dita e dytë e turneut IEM Road to Rio:
Road to Rio Europe RMR A
Cloud9 16 – 12 G2
NiP 16 – 7 Bad News Eagles
FaZe 19 – 17 fnatic
Sprout 16 – 12 Spirit
Astralis 16 – 9 Eternal Fire
Aurora 10 – 16 GamerLegion
ECSTATIC 16 – 19 B8
forZe 14 – 16 1WIN
Road to Rio Europe RMR B
Na’Vi 16 – 12 MOUZ
Heroic 12 – 16 Outsiders
BIG 16 – 10 Vitality
Falcons 6 – 16 ENCE
OG 16 – 5 Illuminar
Monte 16 – 3 SAW
HEET 13 – 16 K23
FANTASY 12 – 16 Sangal
/Telegrafi/