Pas përfundimit të ditës së dytë të ndeshjeve në turneun IEM Cologne, dy skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në Play-Off, Na’Vi dhe Movistar Riders.
Dita e dytë e turneut IEM Cologne që po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë, nisi me ndeshjen FaZe ndaj 00Nation, ndeshje të cilën e fitoi ekipi FaZe me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Gjithashtu ekipi Astralis arriti që ta mposht ekipin FURIA me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në ndeshjen e tyre të parë.
Ekipi i Na’Vi fitoi bindshëm ndaj ekipit NIP, pas një paraqitje fantastike nga s1mple dhe sdy, ndërsa Movistar Riders edhe njëherë e mposhtën ekipin Vitality, për të vazhduar formën e tyre të mirë.
Ndeshje edhe më interesante na presin në ditën e tretë të turneut, ku do të përballen skuadrat në ‘Lower Bracket’, dhe disa nga to do të eliminohen nga turneu.
Më poshtë i gjeni rezultatet nga dita e dytë e turneut IEM Cologne:
FURIA 0 – 2 Astralis
FaZe 2 – 0 00Nation
NIP 0 – 2 Na’Vi
Heroic 0 – 2 MOUZ
G2 2 – 0 ENCE
Movistar Riders 2 – 1 Vitality
/Telegrafi/