Atletja shqiptare nga Maqedonia Drita Islami, është pozicionuar në pozitën e 45-të në kategorinë e 48 pjesëmarrësve të disiplinës në 400 metrave me pengesa, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Islami ishte pjesë e garës së dytë kualifikuese, duke e mbyllur garën kështu me kohën 1 minutë e 1 sekond e 18 të qindat. Me garën e Dritës edhe defenitivisht mbaruan pjesëmarrjet e sportistëve nga Maqedonia në RIO.
Tv Shenja bën të ditur se nga të gjithë 6 sportist që ishin pjesë e këtij evinimenti nga vendi jonë, notuesit Bogdanovski dhe Blazheski vendosën rekord shtetror, ndërsa më impresionuese ishte paraqitja e atletit Riste Pandev, i cili arriti të fitojë në grupin kualifikues të 100 metrave./Telegrafi/