Telegrafi

Rezultatet e radhës nga turneu i CS:GO – IEM Cologne Play-In

(Foto: HLTV)

Ka përfunduar edhe një ditë tjetër përplot ndeshje interesante në Këln të Gjermanisë.

Edhe dy skuadra tjera kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në IEM Cologne.

Astralis dhe Monte me nga dy fitore kanë kaluar tutje në fazën e grupeve, ndërkaq nga gara janë eliminuar Complexity, BIG, Grayhound dhe Into the Breach.

Tani kanë mbetur edhe dy vende të lira për ta siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në turneun me vlerë 1 milion dollar.

Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet nga dita e dytë e këtij turneu:

Complexity 0 – 2 OG
Monte 2 – 1 FURIA
Liquid 2 – 1 BIG
Imperial 2 – 1 Grayhound
Astralis 2 – 1 Apeks
Into the Breach 0 – 2 The Mongolz

/Telegrafi/