Ka filluar turneu RMR për skuadrat evropiane, ku 32 skuadra të ndara në dy grupeve do të garojnë për t’u kualifikuar në Majorin e fundit të CS:GO që do të mbahet në Paris.
Ndeshje përplot emocione janë zhvilluar në Kopenhagë të Danimarkës, ku nuk kanë munguar as befasitë.
Ekipi B8 ka befasuar duke mposhtur fnatic dhe Virtus.Pro në përballje ‘Bo1’.
FaZe dhe Na’Vi kanë shënuar nga dy fitore, dhe do të përballen mes vete në ndeshjen vendimtare, ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fituar ndaj Viperio dhe është mposhtur në ndeshjen e parë nga 1WIN.
Ndërkaq ndeshje të tjera do të zhvillohen nesër (e premte) në kuadër të grupit A në turneun BLAST Paris Europe RMR.
Tetë skuadrat më të mira nga secili grup i turneve RMR të Evropës do të kualifikohen në Major, ndërsa tri vende do të luajnë në fazën e mundësisë s fundit.
Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet nga dita e parë:
Sprout 7 – 16 Into the Breach
GamerLegion 16 – 9 OG
MOUZ 16 – 12 SAW
Bad News Eagles 16 – 9 Viperio
fnatic 16 – 12 1WIN
FaZe 16 – 13 Apeks
Virtus.Pro 14 – 16 B8
Na’Vi 16 – 6 Falcons
FaZe 16 – 10 OG
Apeks 16 – 8 GamerLegion
Sprout 12 – 16 Falcons
Bad News Eagles 9 – 16 1WIN
Na’Vi 22 – 19 Into the Breach
fnatic 22 – 20 Viperio
Virtus.Pro 16 – 9 SAW
MOUZ 9 – 16 B8
/Telegrafi/