Telegrafi

Rezultatet e para nga grupi C në turneun e CS:GO – ESL Pro League

Sot (e mërkurë) janë zhvilluar ndeshjet e para nga grupi C në turneun ESL Pro League, ku në shumicën prej tyre triumfuan skuadrat favorite.

Ndeshja e parë e grupit C u zhvillua ndërmjet ekipit FaZe dhe Rooster, ku fitues doli ekipi FaZe me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

NIP fituan 2-0 ndaj ekipit brazilian paiN, ndërsa Vitality mposhti ekipin Grayhound me rezultat 2-0 gjithashtu.

Ndeshja e fundit e ditës u zhvillua ndërmjet OG dhe 00Nation, e cila gjithashtu përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të OG.

Katër ndeshje të tjera do të zhvillohen nesër (e enjte) në kuadër të grupit C në turneun ESL Pro League.

Në këtë turne 32 skuadra janë në garë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh, dhe skuadrat më të mira do të përballen në Malta. /Telegrafi/