Sot janë zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të grupit C në turneun që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.
G2 ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në derbin ndaj ekipit Na’Vi, për të vazhduar të pamposhtur në BLAST Spring Groups.
Më meritori në këtë fitore ishte Nikola ‘NiKo’ Kovac me 62 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.59.
Në anën tjetër NIP me lojtarin e ri kanë mposhtur ekipin BIG në ‘Lower Final’ me rezultat 2-0.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Fredrik ‘REZ’ Sterner me 43 eliminime dhe vlerësimin 1.31 nga HLTV.
G2 tani ka kaluar në finale të grupit C, dhe e pret fituesin nga ndeshja Na’Vi – NIP e cila do të zhvillohet të mërkurën nga ora 15:00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9JAFFOOAlno