Telegrafi

Rezultatet dhe tabela pas javës së 19-të në dy grupet e Ligës së Parë

Kanë përfunduar tetë takimet të cilat ishin në program këtë të diel në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë.

Malisheva ka triumfuar në derbin e grupit A ndaj Lirisë, teksa ka shënuar fitore minimale në shtëpi me rezultat 1-0.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Dukagjini që vazhdon kështu marshin drejt rikthimit në Superligë.

Në grupin B, befasinë e xhiros e ka shkaktuar Ramiz Sadiku, pasi që e ka mposhtur Vitinë në udhëtim me rezultat 3-2, ndërkohë këtë barazim e ka shfrytëzuar Flamurtari, pasi që e ka mposhtur Kikën me rezultat 2-1.

Kjo xhiro e Ligës së Parë mbyllet nesër me duelin mes Ulpianës dhe Dardanës. /Telegrafi/

Grupi A

Malisheva – Liria 1-0

Dukagjini – Vëllaznimi 2-1

A&N – Drenasi 0-0

Istogu – Trepça 3-0

Onix Banja – Vushtrria 0-1

 

Grupi B

Vitia – Ramiz Sadiku 2-3

Flamurtari – Kika 2-1

Ferizaj – KEK-u 0-1