Kanë përfunduar 10 ndeshjet e xhiros së dytë në dy grupet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Dueli kryeso në Grupin A është zhvilluar në Suharekë, ku Suhareka është mposhtur nga Dinamo me rezultat 1-2.
Pikët e plota në udhëtim i mori edhe Trepça që triumfoi në udhëtim te Vëllaznimi 1-2, derisa Rahoveci mposhti Istogun 1-0.
Drenica dhe Trepça ’89 luajtën baras 0-0, derisa pikët i ndanë edhe Rilindja dhe Phoenix 1-1.
Trepça është skuadra e vetme me pikët maksimale në Grupin A pas dy xhirove, derisa pa pikë është vetëm Istogu.
Ferizaj ka marrë fitoren e parë këtë kampionat, teksa ka mposhtur Vllazninë e Pozhoranit me rezultat minimal 1-0.
Fitore para adhuruesve të vet ka marrë edhe Kika që ka mposhtur Ramiz Sadikun 3-2, derisa 2 Korriku triumfoi 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Flamurtarit.
Vjosa ka triumfuar në udhëtim te Prishtina e Re 0-1, derisa fitore në udhëtim mori edhe Ulpiana që mposhti Vushtrrinë 1-2.
Pas dy xhirove Vjosa ka maksimumin e pikëve, ndërsa në fund të tabelës janë Vllaznia dhe Vushtrria pa pikë. /Telegrafi/
Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin A
Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin B
/Telegrafi/