Site icon Telegrafi

Rezultatet dhe ndeshjet e radhës në turneun Roobet Cup CS:GO – BIG dhe Cloud9 sigurojnë gjysmëfinalen

(Foto: HLTV)

Nuk ka mbetur edhe shumë nga ndeshjet e gjysmëfinales në turneun RoobetCup, ku ekipet po garojnë për çmimin e vendit të parë prej 150.000 dollarësh.

Ekipi Cloud9 mposhti ekipin 9z me vështirësi 2-1 me mapa, për të siguruar gjysmëfinalen në turneun Roobet Cup CS:GO.

Ndërsa ekipi gjerman BIG, mposhti ekipin Eternal Fire me rezultat 2-1 me mapa, dhe do të takohet me ekipin Cloud9 në gjysmëfinale.

https://www.youtube.com/watch?v=Z4MaWhG8MKg

Ndërsa dy emrat tjerë që do të ndeshen në gjysmëfinale pritet të mësohen nesër (e martë), ku do të zhvillohen ndeshjet, ENCE ndaj FaZe dhe forZe ndaj Astralis.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të RoobetCup në platformën Twitch.

Këto janë oraret për ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër (e martë) në turneun RoobetCup CS:GO:

15:30 ENCE – FaZe
19:00 forZe – Astralis

/Telegrafi/

Exit mobile version