Telegrafi

Rezolucionet më të popullarizuara në ueb

Tani rezolucioni i ri më i popullarizuar është ai pak më i gjerë – 1,366 x 768 piksel. Deri te ndryshimi ka ardhur gjatë marsit, e të dhënat kanë të bëjnë me mbarë botën. Rezolucioni më i popullarizuar deri tani, ai 1,024 x 768 piksel, për nga përfaqësimi ka rënë nga mbi 40% në marsin e vitit 2009 në më pak se 20% gjatë marsit të këtij viti. Posedimi i rezolucioneve tjera pak-a-shumë ka mbetur statik.

Në Evropë ka ardhur deri te ndryshimi gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Rezolucioni 1,024 x 768 është vetëm në vendin e tretë, e përkrah 1,366 x 768, ka depërtuar edhe rezolucioni 1,280 x 800. Në SHBA 1,024 x 768 është ende rezolucioni më i popullarizuar shtrirjes së gjerë të së cilit i kanë kontribuar versionet e mëhershme të iPadit, por ai është ende në rënie e sipër. /Telegrafi/