Forcat e rezistencës në Panjshir thanë se kishin vrarë 350 anëtarë të lëvizjes talebane brenda natës.
Armët e tyre u sekuestruan, sipas një deklarate nga Fronti Kombëtar Afgan i Rezistencës.
“Brenda natës, luftëtarët e rezistencës kombëtare vranë 350 terroristë talebanë që po përpiqeshin të merrnin zonat në Luginën Panjsher. Armët e tyre u kapën,” tha Fronti, i cili flet në emër të forcave të rezistencës në Twitter.
Taliban suffering lot of casualties. 350 Taliban fighters killed, 280 injured, 35 taken into custody. We are capable to defend Panjshir: National Resistance Front of Afghanistan's Forces
— Sidhant Sibal (@sidhant) September 2, 2021
Panjshir është ende e vetmja provincë afgane jashtë kontrollit të talebanëve, e vendosur në zonat malore në verilindje të Kabulit.
Televizioni Al Jazeera raportoi të enjten, duke cituar një burim në taleban, se talebanët kishin vendosur të fillonin një operacion ushtarak kundër forcave të Frontit Afganistan të Rezistencës në provincën Panjshir pasi negociatat me udhëheqësin e rezistencës Ahmad Masood dështuan.
Ndryshe, talebanët kanë marrë kontrollin e shtetit afgan nga 15 gushti pas vendimit të shtetit amerikan për largim nga Afganistani. /Telegrafi/
https://twitter.com/HaiderZarrar1/status/1433335359291658240