Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të Bundesligas.
Trajneri Jupp Heynckes kishte vendosur t’i pushoj shumicën e futbollistëve titullar ndaj Eintrachtitn pasi ka siguruar titullin kampion.
Heynkes kishte startuar me shumicën e futbollsitëve të rinj dhe disa nga ata që kanë luajtur më pak këtë sezon, ndërsa pjesë e formacionit titullar ishte edhe talenti me prejardhje nga Kosova, Meritan Shabani, i cili luajti për 56 minuta.
Starkes Debüt, Meritan! Servus, @Thiago6. 👋 #Jupp mit dem zweiten Wechsel. 🔄 #FCBSGE 1:0 (56') pic.twitter.com/GW4htoFmzW
— FC Bayern München (@FCBayern) April 28, 2018
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por Bayerni arriti ta shënoj një gol në minutën e fundit me anë të të riut, Niklas Dorsch, i cili i qoi në pushim me epërsi 1-0.
Glückwunsch, Junge. 👏 #MiaSanMia #FCBSGE pic.twitter.com/zRA4f7J1sI
— FC Bayern München (@FCBayern) April 28, 2018
Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të shënoj edhe tri gola, ndërsa Eintrachti e shënoi vetëm një të nderit.
Sandro Wagner (76′) shënoi për 2-0, por Sebastien Haller ngushtoi në 2-1, ndërsa pas tyre shënuan edhe Rafinha (87′) për 3-1 dhe Niklas Sule që vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.
.@R13_official spielt in Süles Lauf und der Nationalspieler vollstreckt flach ins lange Eck. #FCBSGE pic.twitter.com/vDLoB2BeDL
— FC Bayern München (@FCBayern) April 28, 2018
Pas kësaj fitore, Bavarezët kanë plot 81 pikë në krye, ndërsa Eintrachti renditet i shtati me 46 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bayerni luan në udhëtim te Kolni, ndërsa Frankfurti e pret në shtëpi Hamburgun. /Telegrafi/