Telegrafi

Rezervimi ju shkon huq, futbollisti i Napolit paguan 24 mijë euro hotelin për shokët e kombëtares

Shoku i skuadrës së Elseid Hysajt te Napoli, Kalidou Koulibaly, ka kryer një gjest të admirueshëm në Londër, duke ndihmuar kombëtaren e Senegalit.

Kthimi në hotelin londinez i futbollistëve, ku ishte kryer rezervimi, ishte një makth.

Pronarët e hotelit refuzonin të pranonin lojtarët e Senegalit, pasi nuk ishin bërë pagesat për rezervimin nga federata senegaleze, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Koulibaly dhe një agjent futbollistësh senegalezë, Jili Dieng, morën përsipër pagesën prej rreth 24 mijë eurosh.

Ndryshe, Senegali u ndan të barabartë prej miqësores me Nigerinë, e cila përfundoi 1-1. /Telegrafi/