Site icon Telegrafi

Rey Manaj shkëlqen me dy super gola ndaj Trabzonsporit dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Futbollisti shqiptar Rey Manaj, ka shënuar dy super gola në barazimin me rezultat 3-3 të Sivassporit ndaj Trabzonsporit në kuadër të javës së 13-të të Super Ligës Turke.

Sivasspori momentalisht po kalon në një krizë rezultatesh në kampionat pasi nuk kanë arritur të shënojnë fitore në katër ndeshjet e fundit, por kjo nuk e ka ndalur Manajn që të shkëlqejë në nivel personal.

26-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e 20-të për të dyfishuar epërsinë e Sivassporit dhe më pas golin tjetër e gjeti në minutën e 67-të.

 

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në kampionatin turk, Manaj numëron katër gola të shënuar.

Forma e tij e lartë kohëve të fundit është një sinjal pozitiv për kombëtaren e Shqipërisë, të cilët shpresojnë që Manaj të vazhdojë kësisoji dhe t’i ndihmojë në ndeshjet e EURO 2024 në Gjermani.

Manaj ishtë bërë pjesë e Sivassporit në gusht të këtij viti si lojtar i lirë dhe deri më tani ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës./Telegrafi/

Exit mobile version