Site icon Telegrafi

Rey Manaj në negociata me klubin italian, drejt rikthimit në Serie A

Kanë kaluar pesë muaj kur Rey Manaj ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga skuadra angleze Watford.

Sulmuesi shqiptar që nga ajo kohë nuk ka arritur të gjej një skuadër edhe pse interesimet për të nuk kanë munguar.

E ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në elitën e futbollit italian Serie A.

Frosinone është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për reprezentuesin shqiptar dhe po tenton transferimin e tij.

Manaj është futbollist i lirë prej 8 shkurtit të vitit 2023, kur mbylli kontratën me Watford, teksa sipas Gianluca Di Marzios, drejtuesit e klubit italian, po mendojnë të nënshkruajnë me shqiptarin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Këtë e konfirmoi vetë Guido Angeloci, drejtor i zonës tekniko-operative të Frosinones, i cili pranoi se janë në negociata me Manajn.

Gjasat janë të mëdha që shqiptari të rikthehet në Itali, pas aventurave të mëparshme me Cremonesen, Interin, Pescarën, Pisën dhe Spezian. /Telegrafi/ 

Exit mobile version