Telegrafi

Rey Manaj me golin e tretë sezonal te Spezia

Spezia është duke barazuar me Bolognan 1-1 në kuadër të javës së 26-të në Serie A,

Mysafirët shënuan të parët pas vetëm 11 minutash lojë, e që atë e realizoi Rey Manaj.

Reprezentuesi i Shqipërisë u asistua nga Arkadiusz Reca për të përfunduar aksionin me gol.

Mirëpo, Bologna i barazoi shifrat me anë të Marko Arnautovic (40’), duke shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë.

Ky ishte goli i tretë për Manajn, derisa shpreson që të vazhdojë me formë të tillë edhe në xhirot në vazhdim. /Telegrafi/