Rey Manaj ka gjetur golin sonte në ndeshjen mes Salernitana dhe Spezias, pas më shumë se dy muajsh.
Reprezentuesi i Shqipërisë e hapi llogarinë për skuadrën e tij, duke i barazuar shifrat në 1-1.
Manaj ia doli të shënonte gol në minutën e 12-të, me anë të penalltisë, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij.
Goli i tij ishte i barazimit, por i cili nuk zgjati shumë pasi që Salernitana e riktheu epërsinë me Verdin katër minuta më vonë.
Por, Salernitana i barazoi sërish shifrat në 2-2, duke shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me gjithçka të barazuar. /Telegrafi/