Site icon Telegrafi

Rexhbecaj shënon gol në fitoren e thellë të Augsburgut

Elvis Rexhbecaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në futbollin gjerman.

Mesfushori kosovar ka qenë titullar në Kupën e Gjermanisë në ndeshjen Viktoria Berlin – Augsburg.

Rexhbecaj e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë në fitoren e thellë të Augsburgut 4-1 në udhëtim.

26-vjeçari ka shënuar gol në minutën e 33-të pas asistimit nga Tietz.

Një nisje e mbarë për Rexhbecajn, i cili në shtator do të grumbullohet nga Kombëtarja e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version