Telegrafi

Revista People zgjedh mashkullin më atraktiv të vitit 2021

Në episodin e 9 nëntorit të “The Late Show”, prezantuesi Stephen Colbert zbuloi se kë revista Poeple e ka konsideruar si mashkullin më atraktiv për vitin 2021, dhe ai ishte Paul Rudd!

Por aktori, 52 vjeç, dukej i befasuar nga nderimi, ashtu si edhe gruaja e tij.

“Unë jam i vetëdijshëm mjaftueshëm për të ditur se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, ata do të thonë, ‘Çfarë?'”, tha ai për People në një kopertinë për revistën.

“Ajo ishte e shtangur,” tha ai për reagimin e Julie, gruaja e tij prej 18 vitesh. “Pas disa qeshjeve dhe tronditjeve, ajo tha: ‘Oh, bënë zgjedhjen e duhur’ Dhe kjo ishte shumë e lezetshme”.

Karriera e Rudd filloi 30 vjet më parë. Ai luajti të dashurin e sjellshëm të perzonazhit Phoebe në komedinë televizive “Friends” dhe më vonë mori role më të mëdha në komedi si “Knocked Up” përpara se të luante ‘Ant-Man’ në filmin e Marvel “Captain America: Civil War.

Rudd bëri shaka se pret që jeta e tij të ndryshojë rrënjësisht tani që i është dhënë titulli vjetor. “Tani shpresoj që më në fund të jem i ftuar në disa nga ato darka seksi me Clooney, Pitt dhe B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte”, tha ai.

Kujtojmë se aktori Michael B. Jordan ishte zgjedhja e mashkullit më seksi të vitit të kaluar, pas John Legend dhe Idris Elba në 2019 dhe 2018. /Telegrafi/