Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund, Marco Reus është në rrugë të mirë për tu rikthyer nga lëndimi.
Pasi humbi kampionatin evropian pas lëndimit të pësuar, Reus është duke u rikuperuar për të qenë i gatshëm gjatë muajit gusht.
Lexo poashtu:
Këtë lajm e ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke.
“Rikuperimi i Reus është duke shkuar mjaftë mirë. Ai është në rregull dhe lëndimi është duke kaluar”.
“Ai ka nevojë edhe për disa ditë që të rikthehet i plotë. Besoj se pas datës 10 gusht Reus do të jetë në stërvitje me grupin e lojtarëve”, deklaroi Watzke. /Telegrafi/