Site icon Telegrafi

Reus rikthehet në stërvitje, gati të ndihmoj Dortmundin

Marco Reus i rikthehet fushës së blertë pas lëndimit të pësuar.

Sulmuesi i skuadrës së Borussia Dortmund ka lënë pas dëmtimin e pësuar në muajin mars, në takimin kundër Bayern Leverkusenit.

Lexo po ashtu Reus vjen me një vendim të pabesueshëm për të ardhmen

Lajmi e konfirmon vet trajneri i verdhezinjve Tomas Tuchel, i cili ka deklaruar se Reus do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës kundër Eintracht Frankfurt.

“Reus i është rikthyer stërvitjes së bashku me pjesën tjetër të skuadrës”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Tashmë ai është rikuperuar plotësisht dhe në takimin kundër Eintracht Frankfurt do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Nëse do të jetë apo jo titullar, këtë gjë ende nuk e kam vendosur”, përfundoi trajneri gjerman.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bartra, katër javë jashtë fushave

Borussia Dortmund numëron 34 takime në kampionat pa pësuar asnjë humbje brenda në stadiumin e tyre “Signal Iduna Park”.

Verdhezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren përballë Eintracht Frankfurt, në mënyrë që të sigurojnë vendin e tretë në kampionat, çka do ti garantonte atyre kualifikimin drejtpërdrejtë për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version