Telegrafi

Reus: Nuk mund të ëndërroja një rikthim më të mirë

Borussia Dortmundi fitoi ndaj Legis në Ligën e Kampionëve me rezultat 8-4 në kuadër të Grupit F.

Pas gjashtë muajsh i lënduar në këtë takim nga minuta e parë luajti Marco Reus, i cili shënoi tre gola.

“Jam i lumtur që kam luajtur nga minua e parë. Nuk mund të ëndërroja një rikthim më të mirë në fushë, kjo ndeshje më ka bërë të ndihem shumë mirë”, ka thënë Reus.

Vlen të theksohet se BVB prin në grup me 13 pikë, apo dy më shumë se Real Madridi.

Në këtë takim Reus asistoi dy herë. /Telegrafi/