Telegrafi

Reus: Nuk më intereson pozicioni në fushë, dua të luajë nga fillimi

MOSCOW, RUSSIA - JUNE 17: Marco Reus of Germany crosses the ball pastock Carlos Salcedo of Mexico during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Mexico at Luzhniki Stadium on June 17, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar një humbje befasuese në ndeshjen e parë ndaj Meksikës 0-1.

Gjermanët do të përballen me Kombëtaren e Suedisë në ndeshjen e dytë në Grupin F.

Kampionët aktual të Botës do të kërkojnë pikët e para për të shpresuar për të kaluar tutje.

Ndërkohë, sulmuesi Marco Reus ka kërkuar të jetë titullar nga ndeshja e radhës pasi ndaj Meksikës u inkuadrua nga banka rezervë.

“Nuk kemi luajtur ashtu siç dimë ne ndaj Meksikës, të gjithë kemi probleme me mbajtjen e topit”.

Marco Reus gjatë ndeshjes ndaj Meksikës (Getty Images)

“Ia kemi dorëzuar shumë shpejtë kundërshtarit topin dhe e kemi vënë vetën në vështirësi”, tha Reus për takimin ndaj Meksikës.

Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund ka thënë se nuk i intereson pozicioni në fushë që do ta vendosë Low, por që kërkon të luajë nga fillimi.

“Trajneri Low i di aftësitë e mia dhe shpresojë që të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët”.

“Nuk më intereson se në çfarë pozicioni do të jem, mjafton të jem në fushë, por gjithçka varet nga zgjedhja që do të bëjë trajneri”, përfundoi Reus. /Telegrafi/