Marco Reus ka folur për formën e tij pas rikthimit nga lëndimi që e la disa muaj jashtë fushave.
Sulmuesi gjerman ka theksuar se është menduar të bëjë diçka më shumë për vetën e tij dhe ka arritur në konkludim se i nevojiten më shumë muskuj, teksa tani pas lëndimit ndihet shumë më ndryshe.
“Kam pasur shumë kohë për të menduar në lidhje me atë që unë mund të ndryshojë”, ka thënë Reus për Bild, përcjell Telegrafi.
“Të fitoj më shumë muskuj është një pjesë e asaj. Ndihem 100 për qind më ndryshe tani”, përfundoi sulmuesi gjerman.
Ndryshe, Reus është kthyer më i fortë nga lëndimi, pasi në dy ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar tri asistime. /Telegrafi/