Telegrafi

Respekti rikthehet me respekt – për më pak se një vit, Alaba dhe Neymar ishin në vendin e njëri-tjetrit

Ishte gushti i vitit të kaluar, atëherë kur Bayern Munich mposhti Paris Saint-Germainin në finalen e Ligës së Kampionëve, për të rrëmbyer kështu trofeun.

Lojtarët e Bavarezëve kishin filluar festën, derisa është normale që kishte dëshpërim tek ata të skuadrës franceze.

Por, David Alaba ndaloi festën e tij dhe shkoi të ngushëllonte Neymarin, që ishte tejet i dëshpëruar në atë natë.

Mirëpo, pa kaluar një vit, PSG eliminoi Bayernin në çerekfinale të garës më të madhe për klube me rezultat të përgjithshëm 3-3.

Derisa Alaba ishte i zhgënjyer dhe nuk i pëlqente disfata, Neymar shkoi ta ngushëllonte dhe t’i tregonte se respekti kthehet me respekt. /Telegrafi/