Site icon Telegrafi

Reshjet e borës, të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se pas reshjeve të borës të gjitha rrugët në kryeqytet janë të kalueshme.

Ai ka pohuar se ekipet përgjegjëse kanë pastruar të gjitha rrugët në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot ekipet tona kanë qenë të angazhuara që nga orët e para të mëngjesit për pastrimin e rrugëve nga bora. Falë punës së tyre të palodhur, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe qytetarët mund të lëvizin me siguri”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “vazhdojmë të jemi në terren për të siguruar qarkullim pa pengesa dhe për t’ju ardhur në ndihmë kudo që është e nevojshme. Faleminderit për mirëkuptimin dhe kujdesuni gjatë vozitjes”./Telegrafi/

Exit mobile version