Sot ka pasur reshje të borës në shumë qytete të vendit.
Reshje të tilla ka pasur edhe në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Të gjitha rrugët tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshme për qytetarët. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Rrugët e pastruara janë në fshatrat Gumnishtë, Pasomë, Stroc dhe Beçuk.
“Pastrimi i rrugëve është bërë në fshatrat Gumnishtë, Pasomë, Stroc dhe Beçuk”, ka thënë Idrizi.
Idrizi i ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /Telegrafi/