Skuadra e Republikës Çeke u detyrua të shtyjë fluturimin e tyre për ndeshjen e Euro 2020 kundër Holandës, pasi balloni i emergjencës është fryrë aksidentalisht duke bllokuar fluturimin e avionit.
Skuadra ishte në aeroplan dhe të gjithë ishin të gatshëm të niseshin për ndeshjen e 1/8 që zhvillohet në Budapest.
Mesfushori Alex Kral zbuloi atë që ndodhi me fotografi në Instagram dhe Twitter, duke ndarë pamjet nga dritarja e avionit.
Zažil jsem zpoždění letu, přesunutí také, dokonce i zrušení kvůli korona viru. Ale neodletět kvůli omylem nafouknuté skluzavce, to je poprvé 🎢😅🤙🏽 #ceskarepre #EURO #SkluzavkyASkákacíHrady pic.twitter.com/ZTaE9eNROX
— Alex Král (@alexkralcz) June 26, 2021
Balloni për dalje emergjente u fry vetë aksidentalisht, që do të thotë se ata nuk mund të mbyllnin dyert dhe të ngriheshin.
Kral shkroi se ai kishte përjetuar vonesa të fluturimit për shkak të të gjitha llojeve të gjërave, përfshirë edhe nga COVID-19, por kjo ishte hera e parë që ai u parandalua të fluturonte për shkak të kësaj.
E gjithë skuadra Çeke u desh të zbarkojë. Ata do të marrin një avion më vonë, kështu që të jenë në gjendje të mbërrijnë në Budapest, derisa të jetë tepër vonë për të bërë një seancë stërvitore në fushën e “Puskas Arena”. /Telegrafi/