Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, janë grumbulluar sot në Shkup për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor që do ti luajnë ndaj Kroacisë dhe Çekisë.
Në grumbullim u paraqitën shumica e futbollistëve të përfshirë në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevskit, duke përfshirë edhe shqiptarët si Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Lirim Qamili, Agon Elezi e Isnik Alimi.
Mungon kapiteni Enis Bardhi, por edhe portieri Stole Dimitrievski, të cilët pritet ditëve në vijim ti bashkohen ekipit përfaqësues.
Reprezentuesit pasditen e sotme do të kenë stërvitjen e parë dhe ditëve në vijim do të ushtrojnë në Shkup, teksa me 31 maj do udhëtojnë drejt Rijekës.
Maqedonia ndeshjen ndaj Kroacisë e luan me 3 qershor, ndërkohë që me 10 qershor takohet me Çekinë./Telegrafi/