Telegrafi

Reperi Tee Grizzley ka nënshkruar partneritet të eSports brenda serverit të tij në GTA Online

Reperi amerikan Tee Grizzley ka nënshkruar partneritet me organizatën e eSports XSET.

Reperi Terry Sanchez Wallace Jr, i njohur me nofkën e tij si Tee Grizzley, është një lojtar i pasionuar dhe transmetues në platformën Twitch.

Tee Grizzley ka serverin e tij personal në video-lojën me role GTA Online, ku gjatë kohës kur reperi po luante, shihet avatari i tij duke pranuar një telefonatë në lojë nga një përfaqësues i XSET, ku i bëri ofertën reperit që të bashkohet me organizatën e tyre.

Partneriteti me XSET-i cili me sa duket ka të bëjë me ndihmën e ish-të dënuarve për të përmirësuar jetën e tyre duke u ofruar atyre konzola dhe duke i ftuar ata të bashkohen në serverin GTA të Grizzley-t.

Më poshtë mund ta shihni videon e momentit që u kap dhe u postua në Twitter nga Jake Lucky, bashkëpronar i FullSquadGaming. /Telegrafi/