Site icon Telegrafi

Renovohet gypi kryesor i metalit në lagjen Balaj të Strellcit të Ultë të Deçanit

Ekipet e KRU “Hidrodrini” në Deçan kanë përfunduar rinovimin e rrjetit të ujësjellësit, duke përfshirë gypin kryesor të metalit me diametër 50 mm dhe gjatësi prej 150 metrash, në lagjen e Balajve në Strellc të ultë.

Ky rinovim ka përfshirë gjithashtu kyçjen e konsumatorëve të rinj.

Sipas një postimi nga KRU Hidrodrini në Facebook, ekipet e terrenit janë angazhuar edhe në riparimin e pusetave të kanalizimit në qendër të qytetit, përkatësisht në rrugën ‘Mentor Tolaj’.

Intervenimet e KRU “Hidrodrini” në Deçan/ Foto nga KRU “Hidrodrini”, facebook

“Me këtë rast është realizuar edhe kyçja e konsumatorëve të rinjë. Në angazhime të tjera javore, ekipet përkatëse kanë intervenuar në riparimin e pusetave të kanalizimit në qendër të qyetit, konkretisht në rrugën ‘Mentor Tolaj’”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

Po ashtu, janë sanuar defekte të raportuara nga konsumatorët në fshatrat Isniq, Carrabreg, Irzniq dhe Kryshec, duke siguruar kështu vazhdimësinë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në këto zona. /Telegrafi/

Exit mobile version