Site icon Telegrafi

Renovimet në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë afër përfundimit

Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë

Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë është në proces transformimi dhe se tashmë renovimet janë afër përfundimit.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se kanë mbetur edhe disa punime për t’u kthyer në qendër moderne me të gjitha kushtet.

“Është rinovuar fasada e jashtme, janë ndërruar dyert e dritaret, është instaluar sistemi i ngrohjes dhe rrymës, e po ashtu janë rregulluar edhe tualetet e shumë pjesë të tjera të domosdoshme”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka njoftuar se tani po vazhdojnë punimet për t’u rregulluar edhe salla e teatrit, në të cilën është zgjeruar skena dhe janë ndërruar ulëset.

Më tej, ai ka treguar se janë duke u rinovuar gardërobat e tualetet për aktorë, e po ashtu që po ndërrohet edhe sistemi i zërimit e ndriçimit. /Telegrafi/

Exit mobile version