Telegrafi

Renova nuk ia del përballë Hajdukut, eliminohet nga Liga e Evropës

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Renova nuk ka arritur të befasojë gjigantin kroat Hajduk Split.

Në ndeshjen e zhvilluar në Ecolog Arena në Tetovë, skuadra tetovare ka pësuar humbje minimale 0-1.

Mysafirët nga Kroacia realizuan herët golin e fitores, pasi në minutën e katërt shënoi mesfushori Caktas.

Vendasit tentuan deri në fund të ndeshjes të barazonin rezultatin për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Për Renovën në këtë takim u paraqitën edhe dy futbollistët nga Kosova, Arbër Shala dhe Zenel Gavazaj që ishin ndër më të mirët në fushë.

Gjithsesi klubi tetovar largohet nga gara e dytë më e madhe evropiane për klube me paraqitje dinjitoze. /Telegrafi/