Telegrafi

Rënia e ngadaltë e ekonomive të Europës Lindore

Stabiliteti ekonomik dhe politik, përfshi këtu anëtarësimin e dhjetë vendeve të reja në Bashkimin Europian, ka nxitur besimin e investitorëve dhe ka ulur koston e huamarrjes. Një sasi e madhe punëtorësh të lirë dhe të zellshëm, si dhe zbulimi i talenteve të reja në sipërmarrje, i ka bërë më fitimprurëse bizneset private.

Në shumë prej këtyre vendeve, niveli i rritjes ka qenë shumë i mirë. Në mënyrë të paevitueshme, kjo nuk mund të zgjaste përgjithnjë. Kostoja e pagave po rritet. Shkurtimet në punë janë bërë problematike. Infrastruktura e vjetruar, si rrugët e prishura në Poloni, po pengon tregtinë. Në disa vende, inflacioni po rritet.

Dhe tregjet botërore, për shkak të kapitalit në rritje dhe eksportit, po përgatiten të përballen me më shumë vështirësi. Përballë gjithë kësaj, rritja këtë vit ka qenë mjaft e mirë. Pjesërisht, kjo ka ndodhur sepse rënia në zonën e euros sapo ka nisur, pjesërisht sepse kërkesa e brendshme është rritur dhe pjesërisht, sepse tregtia europiane ndër-lindore ka nisur në masë të vogël eksportin drejt Perëndimit.

Përjashtim bëjnë vendet baltike, si Estonia dhe Letonia, vende me deficit kolosal aktualisht, por edhe një rritje të mirë në vitet e fundit. Por tani flluskat e sapunit po shfryhen. Në Letoni për shembull, tregtia ra me 8.3 për qind krahasuar me një vit më parë dhe prodhimi industrial ka rënë me 6.4 për qind.

Industria e ndërtimi po zgjerohet, por inflacioni mbetet i lartë, në nivelin 17 për qind. Për një vend me monedhë të stabilizuar, kjo është një gjë e frikshme. Por parashikimet e zymta sidoqoftë, kanë rezultuar të pabaza. Për shembull, Letonia nuk është detyruar të zhvleftësojë monedhën e saj.

Bankat e huaja, kryesisht suedeze, që kanë në pronësi pjesën më të madhe të sistemit financiar, duken të paprekura nga kriza e kredive që ka prekur vende të tjera të botës. Dhe nuk ka asnjë shenjë të prekjes edhe nga ekonomitë më të vogla e të trazuara të Balltikut, apo pjesë tjetër të rajonit. Në ekonominë më të madhe, Poloninë, gjërat shkojnë më mirë.

Rritja në tre muajt e parë të vitit 2008 ishte 6.1 për qind krahasuar me një vit më parë. Shumë polakë që u larguan për të punuar në Britani apo Irlandë janë kthyer në vendin e tyre, të joshur nga pagat e larta. Papunësia, që ishte në nivelin 20 për qind në vitin 2003, nuk është ulur.

Por rritja ka gjasa të ngadalësohet tani, veçanërisht nëse niveli i interesave do të rritet: ato ishin 4 për qind në vitin 2007 dhe janë tashmë 6 për qind e mund të rriten edhe më shumë. Kjo do ta forcojë edhe më shumë monedhën polake; ajo është rritur në krahasim me euron.

Ka një arsye pse polakët po kthehen tani nga Britania, por kjo dëmton eksportuesit polakë. Kritikët thonë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të reformuar financat publike, veçanërisht pensionet dhe të sigurojë vazhdimësinë e projekteve të mëdha të infrastrukturës, para se të ndihen pasojat e reduktimit të forcave në tregun e punës, dekadën e ardhshme.

Kjo do të përmirësojë edhe shanset e vendit për anëtarësim në zonën e euros, që deri tani dukej se nuk do të ndodhte deri në vitin 2013. Deri tani, Sllovenia e ka miratuar monedhën e përbashkët dhe Sllovakia do të bëjë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm. Asnjë vend tjetër nuk ka gjasa ta bëjë tani këtë.

Shqetësimi më i madh është Hungaria, që është edhe vendi që varet më shumë nga besnikëria ndaj tregjeve të mëdha. Një qeveri jo e qëndrueshme ka arritur të kthejë stabilitetin makroekonomik në vend, pas shpenzimeve të mëdha dhe nivelit të lartë të kredimarrjes në dekadën e fundit. Por shqetësimet mbeten edhe për këtë vend.

Një tjetër problem është edhe rënia e ngadaltë edhe në gjysmën më të pasur të kontinentit. Ekonomia hungareze varet nga eksportet drejt Europës Perëndimore, që përbëjnë rreth 40 për qind të GDP-së. Pavarësisht nga shqetësimet e BE-së lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në anëtaret e saj më të reja, Rumaninë dhe Bullgarinë, ekonomitë e tyre kanë shënuar një rritje prej 7-8 për qind. Ato janë tani kandidate për rënien, gjithashtu.

Çështja e pronave në Bullgari duket se nuk do ketë zgjidhje për momentin dhe kjo do të ketë pasoja edhe në ekonomi. Meqenëse u janë shmangur sanksioneve nga Brukseli, jo tamam në rastin e Bullgarisë, politikanët në Ballkan duket se besojnë se të sfidosh ligjet e gravitetit ekonomik është një gjë fare e lehtë.

"The Economist"