Telegrafi

Rëndohet situata te Unitedi, lojtarët acarohen me Solskjaerin

Ole Gunnar Solskjaer(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer i ka acaruar jashtë mase lojtarët e Manhester Unitedit me të përfunduar ndeshja e fundit në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë në këtë sezon në ligën e Anglisë, ndërsa të dielën u turpëruan në ndeshjen ndaj Cardiff Cityt duke humbur me rezultat 0-2.

Solskjaer ka mbetur i pakënaqur me lojtarët e tij, pas paraqitjes së dobët që zhvilluan në ndeshjen e fundit t% sezonit, duke lënë takim qysh në orët e hershme të ditës së sotme.

Lojtarët e Manchester United(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Norvegjezi u ka bërë me dije lojtarëve të Manchester Unitedit se do t’i diskutojnë planet për ndeshjet parasezonale, stërvitjet dhe datën kur do të rikthehen pas pushimeve verore.

Lexo po ashtu Lojtarët e Unitedit acarohen me Pogban dhe Sanchezin, shkak bonuset e tyre

Por, kjo gjë ka acaruar lojtarët e skuadrës angleze, që tashmë kishin planifikuar të shkonin në pushime me familjet e tyre, ndërsa janë të detyruar të shkojnë edhe një herë në qendrën stërvitore. /Telegrafi/