Telegrafi

Renditja tabelare pas xhiros së 21-të në Superligën e Maqedonisë

Fundjava në Superligën e Maqedonisë së Veriut kaloi nën spektaklin e krijuar në Tetovë dhe fitoren e Shkëndijës ndaj rivalit të vjetër Vardarit. Fitore morën edhe dy ekipet tjera shqiptare, Gostivari dhe Voska Sport, por punët nuk ecën ashtu si duhet për Shkupin dhe Struga Trim Lum që u ndalën me barazime nga kundërshtarët e tyre respektiv në xhiron e 21-të.

Në aspektin e renditjes, kjo nuk ndikoi shumë për kreun, mirëpo të njejtën nuk mund ta themi edhe për Strugën. Shkëndija me fitoren ndaj Vardarit u barazua me pikë me kampionët në fuqi (nga 42 secila), përderisa Shkupi edhe përkrahë barazimit me Tikveshin, vazhdon të kryesojë Superligën me 43 pikë në konto.

Në pozitën e katërt vjen Gostivari me pikë të njeta sa Sileksi (29 pikë), duke lënë pas vetes Rabotniçkin me 27 pikë dhe Brera Strumicën e Tikveshin me nga 26 pikë.

Voska Sport pas triumfit ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, grumbullon 24 pikë në vendin e nëntë, duke lënë në tre pozitat e fundit Vardarin me 21 pikë, Bregallnicën me 20 pikë dhe Makedonija Gjorçe Petrovin të fundit me 18 pikë.

Kjo renditje tabelare mund të ndryshojë pas dy ditëve, kur të mërkurën (06.03.2024) do të zhvillohet xhiroja e 22-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/