Telegrafi

Renditja në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut pas xhiros së gjashtë

Pesë ndeshje të shtunën dhe një ditën e hënë, mbyllën xhiron e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Këtë xhiro me triumfe e mbyllën dy skuadrat shqiptare, Struga Trim Lum që mundi Tikveshin dhe Voska Sport që ishte më e mirë në duelin ndaj Bregallnicës.

Derbi i madh shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit i luajtur në Tetovë u mbyll me barazim pa gola, përderisa Gostivari mori tjetër disfatë, duke u mundur në shtëpi nga Sileksi.

Pas kësaj xhiroje renditja në elitën e futbollit vendor vazhdon të kryesohet nga Shkëndija dhe Brera që kanë nga 13 pikë të tubuara, përderisa kuqezinjtë nga Tetova kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur (atë ndaj Strugës).

Pas këtyr dy ekipeve, renditen, Shkupi, Sileksi dhe Bregallnica që në konto kanë nga 9 pikë, duke u ndjekur nga Voska Sport, Tikvesi dhe Rabotnicki me nga 7 pikë.

Katër pozitat e fundit i mbajnë, Struga Trim Lum (6 pikë), Makedonija Gjorce Petrov (5 pikë), Vardari (4 pikë) dhe Gostivari e fundit me 3 pikë.

Kampionati shkon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare për eliminatoret e EURO 2024 dhe rikthehet me 17 shtator me xhiron e 7-të në program. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore