Telegrafi

Renditja e Ligës Premier prej ardhjes së Marco Silva do t’iu befasojë, në 11 ndeshje ja në cilën pozitë është Hull City (Foto)

Tashmë janë bërë 11 javë prej se drejtimin e Hull Cityt e ka marr Marco Silva.

Tigrat nën drejtimin e Mike Phelan nuk e nisën mirë dhe me ardhjen e Silvas skuadra ka filluar ngritjen.

Pas shumë kohësh ata nuk janë më në zonën që bie nga Liga Premier.

Pas fitores kundër Middlesbrough me rezultat 4-2, ndërsa tani ka 27 pikë.

Silva ka udhëhequr Hullin në gjashtë fitore në 11 ndeshje të kampionatit, përfshirë edhe atë kundër Liverpoolit (2-0), Middlesbroughs, Swanseat dhe West Hamit.

Në fakt, nëse i shikon skuadrat që kanë mbledhur pikë në 11 ndeshjet e fundit, Hulli do të luftonte me skuadra si Tottenham, Chelsea dhe Everton për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/