Telegrafi

Remzi Ejupi do të jetë kandidat për kryetar të FFK-së

Remzi Ejupi e ka konfirmuar kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pas 18 viteve, Remzi Ejupi ka vendosur që të mos vazhdojë më si president i Prishtinës.

Por afaristi i njohur tashmë ka vendosur që të hedh kandidaturën për të kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

“Është bërë praktikë para kandidaturës që njerëzit të pyetën a do të kandidosh. Unë nuk e di se cili thotë se nuk do të kandidojë. Askush nuk vrapon të kandidadoj në Federatën e Boksit, apo të Shahut…Unë kam një karrierë 16-vjeçare te Prishtina”, deklaroi Ejupi në “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini.

Megjithatë Ejupi thotë se duhet të ndryshojnë disa kritere dhe standarde në përzgjedhjen e kryetarit të FFK-së.

“Presim që të ketë një Kuvend të rregullt dhe një para kuvend ku do të mblidheshin të gjitha klubet. Klubet do të duhej ta kishin fjalën kryesore e jo ata që marrin rroga në Federatë. Ka një disbalancë mes atyre që janë në Federatë dhe klubeve. Ata i mbikalojnë klubet dhe vendosin për njerëzit që janë në Federatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ejupi thotë se nuk është punë e vështirë të menaxhohet Federata e Futbollit të Kosovës.

“Menaxhimi i FFK-së mund të bëhet shumë lehtë. Vetëm nëse nuk keqpërdoren mjetet e Federatës aty ka shumë djem të mirë, gjyqtarë të mirë por që ata nuk pyetën. Prishtina është kujdesur që gjithmonë të ketë ndryshime me futbollistë e trajnerë”, shti tutje Ejupi./Telegrafi/