Disa njerëz e kanë mundim të ndërrojnë mjedis, por Sebastian Abreu, jo.
Ai në ditët e fundit i është bashkuar klubit brazilian Bangu dhe ka thyer një rekord pasi ka kryer transferimin e 28 në karrierë.
Sulmuesi uruguaian Abreu, tashëm është 40 vjeçar dhe ka luajtur për 23 klube të ndryshme në 22 vite karrierë.
Thënë shkurt Abreu nuk i pëlqen të qëndrojë në një vend dhe lëvizjet e shumta të tij i kanë kushtuar klubeve 6.5 milionë funte.
Në Kupën e Botës 2010, kishte shënuar penalltinë e fundit në fitoren historike kundër Ganës.
Ai luajti me klube të njohura si Deportivo La Coruna, Gremio, River Plate dhe Real Sociedad, ndërsa luajti në shtet si Uruguai, Argjentina, Meksika, Spanja, El Salvador, Brazili, Paraguai, Izrael e Greqi.
Ai kishte kaluar nga San Lorenzo te Deportivo në vitin 1998 për një shumë prej 4.25 milionë funte.
Për Uruguain ka luajtur 70 ndeshje ku ka shënuar 26 gola. /Telegrafi/