Ole Gunnar Solskjaer së fundmi është duke i heshtur kritikët e tij me formën që po kalon Manchester United.
Pas një starti jo të mirë të edicionit 2020/21, trajneri norvegjez ka arritur të rikthejë Djajtë e Kuq në rrugën e fitoreve, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.
United në këtë mesjavë arriti të fitojë 5-0 ndaj Rasenball Sport Leipzig, derisa në javën e kaluar mposhtë 2-1 në udhëtim PSG-në.
Në takimin me skuadrën gjerman, Solskjaer festoi ndeshjen e 99-të në krye të skuadrës angleze, derisa statistikat për të nuk janë për t’u nënvlerësuar.
Madje, norvegjezi ka arritur të lë mbrapa tij trajnerin legjenda Sir Alex Ferguson për nga numri i fitoreve.
Më poshtë mund të shikoni statistikat e trajnerëve që kanë përqindje më të mirë të fitoreve:
7# Sir Alex Ferguson | 48%
Ndeshjet: 100
Fitore: 48
Barazime: 31
Humbje: 21
6# Ron Atkinson | 51%
Ndeshjet: 100
Fitore: 51
Barazime: 28
Humbje: 21
=4# Sir Matt Busby | 52%
Ndeshjet: 100
Fitore: 52
Barazime: 27
Humbje: 21
=4# Louis van Gaal | 52%
Ndeshjet: 100
Fitore: 52
Barazime: 25
Humbje: 23
3# Ole Gunnar Solskjaer | 56%
Ndeshjet: 99
Fitore: 55
Barazime: 21
Humbje: 23
2# Jose Mourinho | 62%
Ndeshjet: 100
Fitore: 62
Barazime: 23
Humbje: 15
1# Ernest Mangnall | 64%
Ndeshjet: 100
Fitore: 64
Barazime: 23
Humbje: 13. /Telegrafi/